Regjistrohen 132 raste me Kovid-19, 12 të vdekur, 112 të shëruar

Shkup, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Në 24 orët e fundit janë kryer 868 testime, ndërsa janë regjistruar 132 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-57, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-13, Prilep-7, Tetovë-19, Strugë-3, Veles-4, Manastir-1, Ohër-5, Kavadar-1, Gostivar-6, Probishtip-2, Sveti Nikollë-2, Resnjë-1. Kanë vdekur 12 pacientë prej të cilëve pesë nga Shkupi, një nga Shtipi, dy pacientë nga Tetova, dy nga Struga, një nga Velesi dhe një pacientë nga Gostivari, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 112 pacientë të shëruar edhe atë nga:  Shkupi-42, Shtipi-40, Prilepi-1, Tetova-16, Velesi-1, Gostivari-5, Koçani-2, Probishtipi-3, Sveti Nikolla-2.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile  kanë vdekur dy pacientë nga Struga të moshës 60 dhe 66 vjeçarë, një pacient nga Tetova i moshës 49 vjeçar dhe një pacient nga Shkupi 72 vjeçar.

Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur katër persona, tre pacientë nga Shkupi të moshës 56,69 dhe 75 vjeçarë dhe një paciente nga Velesi 68 vjeçare.  Në Spitalin në Shtip ka vdekur një pacient i moshës 81 vjeçar. Në Gostivar ka vdekur  një pacient i moshës 70 vjeçare. Në Tetovë një pacient i vdekur i moshës 62 vjeçare.

Në Spitalin në Kozle kanë vdekur një paciente nga Shkupi e moshës 83 vjeçare, e cila sot është konfirmuar pozitive.

Numri i përgjithshëm të diagnostikuar me Kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin  6209, numri i pacientëve të shëruar është  2427, të të vdekurve është 298, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin  3484.  Nga testimet e djeshme tre janë kontrolluese, për momentin shpërndarja sipas qyteteve është kjo:

  • Shkup  3006, aktivë 1986
  • Kumanovë 750, aktivë 293
  • Dibër 92, aktivë 40
  • Shtip 332, aktivë 148
  • Prilep 257, aktivë 33
  • Tetovë 681, aktivë 366
  • Strugë 218, aktivë 133
  • Veles 182, aktivë 37
  • Manastir 50, aktivë 17
  • Ohër 167, aktivë 143
  • Kavadar 15, aktivë 9
  • Gostivar 117, aktivë 62
  • Gjevgjeli 10, aktivë 3 (2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdancit)
  • Strumicë 15, aktivë 10
  • Kriva Pallankë 15, aktivë 9
  • Radovish 4, aktivë 0
  • Krushevë 6, aktivë 3
  • Koçan 69, aktivë 22
  • Probishtip 17, aktivë 9
  • Demir Hisar 2, aktivë 1
  • Makedonski Brod 4, aktivë 2
  • Pehçevë 6, aktivë 3
  • Berovë 2, aktivë 0
  • Vallandovë 6, aktivë 2
  • Vinicë 3, aktivë 0
  • Dellçevë 1, aktivë 0
  • Kratovë 4, aktivë 1
  • Sveti Nikollë 24, aktivë 23
  • Kërçovë 30, aktivë 25
  • Resnjë 100, aktivë 94
  • Negotinë 21, aktivë 10 (10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Testet e bëra 868 janë përmes: ISHP – 660,  ASHAM – 110, Zhan Mitrev  – 25,  Sistina me PCR metodë – 73. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 59.633 testime në Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar katër pacientë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 92 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 45 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 20 pacientë të rritur pozitivë me Kovid-19, dy fëmijë pozitivë dhe katër me simptoma të virusit.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 14 pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 136. Në aparat respirator janë 11 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 41 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 32 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 78 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive në komunat e Shkupit deri dje:

  • Çair – 417
  • Aerodrom – 148
  • Butel – 134
  • Gazi Babë – 158
  • Qendër – 131
  • Karposh – 135
  • Saraj – 142
  • Kisela Vodë – 106
  • Gjorçe Petrov – 101
  • Studeniçan – 91
  • Shuto Orizarë – 75
  • Haraçinë – 53
  • Ilinden – 32
  • Petrovec – 18
  • Çuçer Sandevo – 15
  • Sopishtë – 12
  • Zelenikovë – 2
  • Të huaj – 3
  • Të papërcaktuar – 157. ar/