Portieri i Interit që nuk ka luajtur asnjëherë, mirëpo është ndëshkuar dy herë me kartonë të kuq

Ndoshta nuk keni dëgjuar asnjëherë për Tommaso Bernin. 37-vjeçari është portieri i tretë i Interit mirëpo që nuk ka luajtur në asnjë ndeshje që kur u transferua nga Totino në vitin 2014.

Edhe pse nuk ka luajtur në asnjë takim për gjashtë vite, italiani ka pranuar kartonin e dytë të kuq në fundjavën që shkoi te Nerazzurët.

Berni, që ishte në bankën rezervë në fitoren 2-1 të dielën e javës që shkoi ndaj Parmas, ishte larguar nga ulëset në minutën e 68-të dhe është hera e dytë për të që i ndodhë në këtë sezon.

Image

Ishte muaji janar, kur portieri i tretë ishte ndëshkuar me kartonë të kuq pasi kishte përfunduar takimi 1-1 ndaj Cagliarit.

Portieri kishte shkuar përballë gjyqtarit dhe kishte duartrokitur atë për kartonin e kuq ndaj Lautaro Martinezit, për të pranuar kështu edhe ai një të tillë.

Raportohet se Berni fiton te Interi 200 mijë euro në vit. E ta mendosh që ai është ndëshkuar dy herë me kartonë të kuq pa luajtur në asnjë ndeshje në gjashtë vite, është diçka befasuese.

Ai e ka vazhduar së fundmi kontratën me Nerazzurët deri në muajin gusht, e që me të përfunduar ky edicion edhe mund të largohet nga skuadra.