Pochettino buzë emërimit trajner i klubit portugez

Benfica është shumë pranë emërimit të Mauricio Pochettinos në postin e trajnerit për sezonin e ri.

Trajneri argjentinas është i papunë që prej se u shkarkua nga Tottenhami në nëntor të vitit 2019 dhe është synim i shumë klubeve në gjithë Evropën.

Benfica do të mbetet pa trajner në përfundim të këtij sezoni, pasi Bruno Lage do të largohet këtë verë.

Sipas gazetës portugeze Record, Pochettino është në listën e ngushtë të Benficës për ta zëvendësuar atë, pasi Jorge Jesus, i cili është trajner i Flamengos momentalisht, e refuzoi ofertën.

“E ardhmja ime? Është pyetje për miliona dollarë dhe këtë ia shtroj vetes cdo ditë”, kishte thënë Pochettino para pak ditësh.

Mediat portugeze raportojnë se Pochettino ka biseduar tashmë me Benficën për punën e trajnerit.