Nis takim Rama-Osmani

Me ceremoni shtetërore dhe tepih të kuq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Para pak çastesh ka filluar edhe takimi zyrtar mes Osmanit dhe Ramws, raporton lajmi.net.

Ky takim është duke u mbajtur me dyer të mbyllura kurse në të po merr pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi si dhe ministri në detyrë i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Theksojmë se Edi Rama pas takimit me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, ka arritur në objektin e legjislativit. Derisa më pas pritet të shkojë në ekzekutiv për t’u takuar me homologun e tij, kryeministrin, Avdullah Hoti.

Arsyeja e vizitës se Ramës në Kosovë është propozim-aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Nuk dihet nëse do të ketë prononcim për medie pas këtij takimi. /Lajmi.net/