Ndihma e parë te gjendjet emergjente mjekësore gjatë temperaturave të larta në stinën e verës

Të shumtë janë ata që presin verën të entuziazmuar për t’u larë në det, liqe, lumenj dhe dalje për shëtitje në mbrëmje etj, por e gjithë kjo sjell një mori problemesh shëndetësore.

Në vazhdim do të shtjellojmë njohjen dhe veprimet bazike në vendndodhje për disa gjendje emergjente jetëkërcënuese që kërkojnë ndihmën e parë në vendngjarje.

Me këto veprime çdo qytetar me shkathtësi elementare të ndihmës së parë mund të parandalojë komplikimet dhe të shpëtojë jetë.

Djegiet nga dielli

Njohja

▪ skuqje e lëkurës me dhimbje në regjionin e djegies
▪ tendosje ose shtrëngim i lëkurës
▪ shenjë e vonshme, vezikulat në sipërfaqen e përfshirë

Qëllimet e ndihmës

▪ vendosni pacientin nga ndikimi i diellit në hije ose vend të freskët
▪ lehtësoni ankesat duke spërkatur djegien me ujë të ftohtë rreth 10 minuta dhe stimuloni pacientin të pijë disa gllënjka ujë të ftohtë
▪ nëse kemi praninë e disa vezikulare, kërko ndihmë mjekësore.

Image

 

2. Goditja nga dielli

Njohja

▪ kokëdhimbja, marramendja, ndjenja e pakëndshme, shqetësimi dhe pengesat
▪ lëkura e nxehtë e thatë
▪ temperatura trupore mbi 40⁰C me puls të shpejtuar dhe përkeqësim i shpejtë i nivelit të vetëdijes

Qëllimet e ndihmës

▪ zvogëlo temperaturën e viktimës sa më shpejtë që mundeni
▪ vendos pacientin në vend të freskët dhe kujdesuni për transport të shpejtë në spital nëse vëreni keqësimin e gjendjes së vetëdijes

3. Kafshimet e shtazëve (qenit, maces…)

Qëllimet e ndihmës

▪ ndalni gjakderdhjen
▪ me kujdes pastroni plagën nga kafshimi me sapin ose ujë të vakët, terni me gazë sterile dhe lidhni
▪ nëse plaga është e thellë – bëni lidhje sterile, dhe lidhni fort dhe të lënduarin transportoni në spital
▪ nëse dyshoni në tërbim- kujdesuni që pacienti të transferohet në spital
▪ pyetni pacientin se a është vaksinuar kundër tetanosit
▪ kërkoni nga mjeku këshilla nëse nuk din kur është vaksinuar dhe shiko e është plaga e kontaminuar
▪ kujdesuni që personi i kafshuar të shkoj në spital nëse nevojitet
▪ përcillni funksionet vitale dhe shenjat e mundshme të reaksioneve alergjike
thirrni shërbimin e urgjencës mjekësore, numrin 194.
▪ kujdes nëse pacienti manifeston shenja të shokut anafilaktik.

Image

 

4. Thumbimi i insekteve

Njohja

▪ dhimbje në vendin e thumbimit
▪ skuqje dhe ënjtje rreth vendit të thumbimit

Qëllimet e ndihmës

▪ minimizo ënjtje dhe zvogëlo dhimbjen, nëse thumbi duket, largoje nga anash me teh kartele ose thonj
▪ mos u shërbe me pincetë pasi që në plagë mund të insertoni edhe më shumë helme.
ngritni vendin e thumbuar dhe vendosni kompresë të ftohtë
▪ kujdesuni që personi i thumbuar të shkoj në spital nëse nevojitet
▪ monitoroni funksionet vitale dhe në reaksionet alergjike të mundshme

5. Kafshimi nga kafshët detare

Qëllimet e ndihmës

▪ zvogëloni dhimbjet dhe shqetësimet
▪ ndihmoni personin e lënduar të ulet dhe zhytni pjesën e lënduar në ujë të nxehtë, jo të valë për 30 min
▪ transportoni pacientin në spital në të cilin do të heqin thumbin pa rrezik
▪ mos vendosni fasha në plagë

6. Përmbytjet në ujë

Ndihma e parë

▪ vendosni frymëmarrje adekuate
▪ nëse shpëtoni personin e përmbytur në ujë ndihmoni të shtrihet në mbulesë me kapelë dhe kokë më ulët se trupi, ashtu që ujë të mund të rrjedhë nga goja
▪ ngrohni personin e aksidentuar
▪ nëse është e mundur ndërroni rrobat e lagura me të thata dhe mbuloni me mbulesë të tharë
▪ nëse i aksidentuari është me vetëdije, jepni të pijë ndonjë pijë kakao ose ndonjë pije të ngrohtë
▪ kujdesuni për transport urgjent në spital
▪ edhe pse personi që ka pësuar fatkeqësi në pamje është rehabilituar plotësisht thirrni Shërbimin e Urgjencës mjekësore (tel. 194 ose 112) për shkak të rrezikut të përmbytjes sekondare.

7. Lëndimet dhe plagët

Qëllimet e ndihmës

▪ parandaloni humbjen e gjakut, lëvizjet dhe infeksionin në vendin e lëndimit
▪ lutni viktimën të qëndroj i qetë
▪ plagën shpërlani me ujë, me garzë sterile e terni me garzë sterile e mbuloni dhe fashoni
▪ nëse dyshoni në frakturë, imobilizoni me longet të fortë dhe fashoni mirë.
▪ nëse kemi lëndim të dorës së personit, atëherë atë mund të vozis me automobil
▪ për lëndim të këmbëve thirrni shërbimin e urgjencës mjekësore (194 ose 112)
▪ pyetni viktimën a është vaksinuar kundër tetanosit
▪ kërkoni këshillim nga mjeku nëse pacienti ka plagë të kontaminuar
▪ kujdesuni për transport në spital me akomodim të përshtatshëm gjatë transportit

8. Goditja e rrufesë

Ndihma e parë

▪ goditja e kohëshkurtër e rrufesë, në këtë rast eliminoni lëndimin e nxehtësisë
▪ mund të digjen rrobat
▪ të rrëzohet viktima në tokë
▪ të shkaktohet arresti kardiak dhe arresti respirator
▪ shumë persona mund të mbijetojnë nëse menjëherë fillojmë reanimacionin kardiopulmonar (RKP)
▪ çdo herë largoni të gjithë personat e pranishëm nga vendi i goditjes së rrufesë pasi që ajo mund të godet përsëri në të njëjtin vend.

Image

 

9. Humbja e shkurtë e vetëdijes (Syncopa)

Njohja

▪ humbje e shkurtë e vetëdijes për shkak të cilës personi rrëzohet në tokë, pulsi i ngadalshëm, lëkura e zbehtë, e djersitur dhe e ftohtë

Qëllimet e ndihmës

▪ të përmirësohet qarkullimi i gjakut në tru
▪ personin nevojitet ta vendosim në dysheme të rrafshët me këmbë të ngritura 40-50 cm.
▪ lutni personat e pranishëm që të largohen me qëllim që pacienti të ketë sa më shumë ajër dhe hapni dritaret nëse jeni brenda
▪ observoni pacientin edhe pasi që të ndihet mirë
▪ mos e lejoni që menjëherë të ngritët dhe gradualisht të ulet e pas disa minutave atëherë të ngritët.

10. Alergjitë

Njohja

▪ papullat e skuqura të shoqëruara me kruarje dhe me ngritje të disa pjesëve në lëkurë (urtikat), skuqje dhe kruarje të syve
▪ frymëmarrje e vështirësuar, ënjtje e shuplakave, shputës ose fytyrës, dhimbje barku, vjellje dhe barkqitje.

Qëllimet e ndihmës

▪ vlerësoni nivelin e reaksionit alergjik
▪ vlerësoni shenjat dhe simptomat e lëkurës
▪ pyetni pacientin në çka është alergjik
▪ largoni personin nga alergjenët, nëse personi ka barnat e veta për alergji jepni ato t’i pijë
▪ nëse gjendja nuk përmirësohet dhe keqësohet – thirrni Shërbimin e Urgjencës Mjekësore (194 ose 112).

11. Helmimet me ushqim, vjellja dhe barkqitjet

Njohja

▪ mundimi, viellja, pason barkqitja
▪ dhimbjet e barkut, ethe

Qëllimet e ndihmës

▪ qetësoni pacientin, nëse vjell me leckë të lagësht pastroni fytyrën
▪ kompensoni lëngjet dhe kripërat
▪ ndihmoni të ulet, e kur të ndalet vjellja, jepni ujë dhe lëngje frutash të paëmbëlsuara
▪ të pijë shpesh dhe gllënjka të vogla
▪ kur pacienti të ndien uri i këshilloni për të ngrënë ushqim të lehtë të tretshëm në 24 orët e para, shembull pasta, makarona, bukë dhe patate
▪  në rast se ankesat vazhdojnë më gjatë se 24 orë dhe lajmërohen primesat e gjakut në sekretet e vjella, atëherë – thirrni Shërbimin e Urgjencës Mjekësore (194 ose 112)