Moti ndryshon gjatë fundjavës

Java në vijim me mot të nxehtë veror, më stabil dhe kryesisht me diell. Fundjava rikthen mot të paqëndrueshëm me rrebeshe shiu.

28.06.2020 – Në dy ditët e fundit të qershorit dhe ditëve të para të muajit korrik një situatë më stabile sinoptike dhe depërtimi i masave më të nxehta ajrore nga Afrika veriore, do të favorizojnë mot më të nxehtë dhe kryesisht me kthjellime dhe diell. Dita e martë mund të sjellë rënie të lehtë të temperaturave, por pa rrezik për të reshura.
Nga dita e premtë dhe në fundjavë, fusha të paqëndrueshme nga Atlantiku do t’i afrohen rajonit, të cilat do të rikthejnë rrebeshet e shiut dhe bubullimat.
Vlerat e indeksit të rrezeve ultravjollce (UV) do të jenë në nivele shumë të larta dhe ekstrem të larta, ndaj dhe preferohet reduktimi i ekspozimit në rrezet e diellit orëve të mesditës.

29.06 – Nxehtë, kryesisht me diell.
30.06 – Kryesisht me diell, mbetet nxehtë.
1.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
2.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
3.07 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri 17C, e maksimalet nga 29C deri në 33C.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

Image