Mot me diell dhe i ngrohtë mbi 30 gradë deri të mërkurën, gjatë fundjavës mot jostabil me reshje

Shkup, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 30 deri në 38 gradë.

Nesër dhe të mërkurën moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura ditore të cilat në disa vende do të jenë mbi 30 gradë Celsius.

Më pas të enjten dhe të premten do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal të pasdites, ndërsa jostabilitet më intensiv me reshje të rrëmbyeshme të shiut të përcjell me bubullima do të ketë gjatë fundjavës. Atëherë edhe temperaturat e ditës do të jenë për disa gradë më të ulëta edhe atë për të shtunën temperatura maksimale pritet të jetë 36 gradë, ndërsa të dielën 35 gradë Celsius. fb/