Milani do t’i ofrojë kontratë Donarumas deri në vitin 2023 me rritje të pagës

Milano, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Portieri i Milanit, Xhanluixhii Donaruma mund ta vazhdojë kontratën e tij me klubin.

Sipas gazetarit dhe njohësit të mirë të futbollit italian, Nikolo Skira, klubi i Milanit është i gatshëm t’i ofrojë portierit 21-vjeçar kontratë deri në vitin 2023 me rritje të pagës.

Agjenti i lojtarit, Mino Rajola, dëshiron të përfshijë një klauzolë kompensimi në kontratë.

Këtë sezon Donarumama ka 27 ndeshje në të gjitha turnet në të cilat ka pranuar 33 gola. ls/fab

 

 

Таг