Mbytet një 16-vjeçar në liqenin e Kukësit

Adoleshenti me inicialet L.G është futur për t’u larë, por që fatkeqësisht nuk ka arritur të dalë më. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për gjetjen e trupit të 16-vjeçarit.

“Në liqen në vendin e quajtur Hani i Laçit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.“, njofton policia.

Polumbarët e Reneas pas disa orësh kërkime e gjetën dhe e nxorën trupin e pajetë të 16 vjeçarit L.G., që u mbyt duke u larë në liqenin e Kukësit.