Laboratori hulumtues i reporterëve – LHR fitues i çmimit të parë për storjen më të mirë gazetareske lidhur me Kovid-19

Shkup, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Çmimi i parë për storjen më të mirë gazetareske që e ndan Këshilli për etikë në mediume – KEMM e fitoi redaksia e Laboratorit hulumtues të reporterëve – LHR për storjen në temë “Diagnoza të pasigurta: Si testet holandeze të deklaruara të rreme për KOVID nga Kina përfunduan në Maqedoni, SHBA dhe vendet e BE-së”.

“Storja përfshin përmbajtje shumë relevante dhe përmbajtësore nga interesi më i gjerë publik i cili zbulon rrjet ndërkombëtar për keqpërdorime në emër të përfitimit në kohë të pandemisë. Kjo storje hulumtuese shkakton gurgullimë të madhe dhe prekje të fuqishme deri tek institucionet dhe qytetarët dhe me këtë edhe e përfshin alarmin rreth testimit të pasigurt të personave potencial të infektuar me koronavirus në disa institucione shëndetësore. Storja reflekton me angazhim të fuqishëm ekipor, cilësi të lartë, ekuilibër dhe ekskluzivitet me pajisim të mirë vizual dhe burime përkatëse të informacionit”, theksoi sot kryetarja e jurisë së KEMM-it Venera Aziri e cila onlajn (në faqen në Fejsbuk të KEMM-it) i publikoi fituesit e çmimeve për storjet më të mira gazetareske lidhur me raportimin për pandeminë e koronavirusit (KOVID-19), sfidat dhe pasojat nga ai.

Çmimin e dytë në konkursin e sivjetëm të KEMM e fitoi storja me titull “TV 21 hyri në laboratorin, si përpunohen testet me koronavirus” të autorit Jovica Paunovski të publikuara në TV 21.

Juria ka vendosur që çmimin e tretë t’ia ndajë punëve gazetareske të dy autorëve. Në rastin e parë janë shpërblyer TV artikujt “beteja për ushqim më e fuqishme nga frika nga Kovid-19” dhe “Diabeti – rreziku i dytë më i madh për koronavirusin” i autores Katerina Topallova të emetuara në TVM. Seriali i dytë i çmimit të tretë të storjeve janë “Në fshatin Ballanca dhe në Dibër menjëherë para shpalljes gjendjes së krizës” dhe “Numri më i madh i të infektuarve të rinj në javët e fundit janë nga disa komuna të Shkupit dhe nga Tetova, fotografi nga terreni” i autorit Hekuran Akifi të emetuara në emisionin 360 gradë në TV Alsat M.

Fondi për çmimet arrin gjithsej 1.200 dollarë amerikanë për të gjitha storjet e shpërblyera. Ato ndahen me ndihmë të mbështetjes së siguruar nga UNESKO dhe BE-ja në kuadër të projektit “Ndërtim të besimit në mediumet në Evropën Juglindore dhe Turqi faza 2”. Fokusi i konkursit ishte raporti për pandeminë e koronavirusit, sfidat dhe pasojat nga ai. Thirrja publike e KEMM ishte i hapur për të gjithë gazetarët profesionistë dhe redaksitë të cilat kanë publikuar storje të tyre në mediumet në vend në periudhën nga 1 janari deri më 31 maj të këtij viti. Në thirrje janë paraqitur gjithsej 66 storje të gazetarëve nga të cilët 28 janë publikuar në televizione, 26 në internet porale, gjashtë në agjenci të lajmeve, tre në mediume të shtypit dhe tre në platforma tjera mediatike, gjegjësisht gjithsej 30 autorë. Storjet e paraqitura i ka vlerësuar juria tre anëtarëshe e përbërë nga Venera Azizi, German Filkov, Emilija Petreska-Kamenjarova. fb/