Kryetari i Ferizajt testohet për koronavirus, publikohet rezultati 

Rezultatet e testit kanë dalë negative në testin e virusit COVID-19 për kryetarin Aliu, ndërsa për anëtarët tjerë të kabinetit janë në pritje të rezultateve.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë!

Pas konfirmimit pozitiv me virusin COVID-19 të njërit nga drejtorët e Komunës, iu nënshtrova testit për këtë virus bashkë me stafin tim dhe gjithë ekzekutivin. Nga rezultatet që pranova, doli se jam NEGATIV në testin e virusit COVID-19, kurse për anëtarët tjerë të kabinetit tim, jemi në pritje të rezultateve.

Ju lus, mos shpërfillni këtë virus, respektoni masat mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin tuaj e të familjes.

Vazhdojmë, me punë të dobishme për Ferizajn e ferizajasit!

Ju faleminderit të gjithëve që gjatë këtyre ditëve, ndatë shqetësimin me ne! /Lajmi.net/