Parma, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Në duelin, me të cilin përfundon xhiroja e 28-të e Kampionatit italian të futbollit, Interi mbrëmë e mposhti Parmën në fushë si mysafir me rezultat 2:1.
“Zi-kaltërit” arritën në tre pikë me dy gola të shënuar në dhjetë minutat e fundit përmes Stefan de Fraj dhe Alesandro Bastoni. Golashënues për Parman ishte Zhervinjo.
Parma me 39 pikë zë vendin e tetë në tabelë, ndërsa Interi është i treti me 61 pikë. Skuadra nga Milano është tetë pikë larg liderit Juventus. bs/mb/