Flokët e shpeshta të kësaj foshnjeje të porsalindur po “shokojnë” botën

Alexandra Jechorek, 21-vjeçare, nga Dublini i Irlandës, nuk mund t’i besonte syve nga ajo çfarë pa në skanimin që iu bë me ultrazë gjersa ishte në javën e 34-të të shtatzënisë.

Imazhet që solli ultrazëri tregonin sasi të mëdha flokësh, gjë që konfuzoi edhe mjekët, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

“Sapo pashë flokët e gjata të vajzës në javën e 34-të, mezi prisja ta shihja”, deklaroi për tabloidin Jechorek.

“Flokët po ia mbulojnë veshët tashmë”, shtoi ajo, duke pasur parasysh faktin se Maya, emri të cilit ia ka vënë vajzës, është ende në fazat e hershme për një rritje kaq të gjatë të flokëve.

Madje, nëna e Maya-s i ka hapur një Instagram kësaj të fundit, me shpresën se ndonjë ditë do të bëhet modele. /Lajmi.net/