Fillon përhapja e gripit të derrave në Kinë, mund të kthehet në tjetër pandemi

Ekspertët nga Akademia e Shkencave Kineze thonë se derrat janë një ‘ndërmjetësues kryesor’ për viruset që përhapen nga kafshët e egra tek njerëzit, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Ekipi i studimit ka studiuar shpërthimet e gripit të derrave në fermat e kafshëve në të gjithë vendin dhe thanë se lloji i fundit mund të kalojë te njerëzit.

Vetëm dy persona janë konfirmuar se kanë kapur virusin, të quajtur G4 EA H1N1, që nga shpërthimi i parë në 2016, por studiuesit thonë se është ‘shumë i përshtatur’ për të infektuar njerëzit.

Studiuesit bënë thirrje për monitorimin e fermave dhe njerëzve që punojnë në ose afër tyre pasi transmetimi i mëtejshëm mund të bëjë që virusi të ‘përshtatet dhe të bëhet pandemi’.

Të dy rastet, të raportuara në vitin 2016 dhe 2019 konfirmohet të jenë të një virusi të ngjashëm me G4 EA H1N1, thonë autorët.

Studiuesit nuk hynë në detaje mbi simptomat pasi virusi nuk është përhapur gjerësisht te njerëzit, por në testet e virusit ata gjetën simptoma të tilla si ethe, teshtitje, frymëmarrje dhe kollitje. /Lajmi.net/