Fauçi: Mosrespektimi i rekomandimeve të Kovid 19 është  “recetë për katastrofë”

Uashington, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Kërcimi i papritur i të infektuarve të rinj me Kovid-19 në SHBA është shkaktuar kryesisht nga injorimi i rekomandimeve për të mbajtur distancë dhe për të mbajtur maska, theksoi eksperti kryesor i Drejtorisë së Sëmundjeve Infektive të SHBA-së.

Kërcimi i përditshëm i të infektuarve të rinj është më i theksuar në shtetet jugore dhe perëndimore, të cilat nuk i kanë ndjekur rekomandimet e zyrtarëve shëndetësorë për të pritur rënie të vazhdueshme të infeksioneve para se të hapet ekonoMEDIAL.

“Kjo është recetë për katastrofë,” deklaroi Entoni Fauçi, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektuese, për Si-En-En.

“Tani ne po i shohim efektet e përhapjes së infeksionit në komunitet që është shumë e vështirë të ndalohen nga përhapja në lokacionet e njohura fizike, siç janë burgjet, shtëpitë e pleqve ose fabrikat e përpunimit të mishit”, deklaroi Fauçi për Si-En-En.

Në SHBA janë mbi 2.5 milionë të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa më shumë se 125,000 njerëz kanë vdekur nga Kovid-19, dhe këto numra janë më të lartat në botë. ls/shk/ 

Таг