Dymbëdhjetë pacientë me Kovid-19 në mbështetje të oksigjenit në Klinikën spitalore të Tetovës

Tetovë, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Nga 19 rastet e reja  me Kovid-19  në rajonin e Tetovës, 13  janë nga komuna e Tetovës, dy nga  komuna e Bogovinjës dhe nga një  prej  komunave  Zhelinë, Jegunovce, Tearcë dhe Bërvenicë, informuan  sot nga Qendra për Shëndet Publik e Tetovës.

Shtabi i krizave  pranë komunës së Tetovës sot mbajti mbledhje prej ku informojnë se  në Klinikën spitalore të Tetovës ka 12 pacientë  të cilët janë në mbështetje oksigjenike.

“Klinika spitalore nga Tetova  na informon se ky  institucion i  posedon  të gjitha  kapacitetet  infrastrukturore dhe njerëzore për ballafaqim të suksesshëm  me gjendjen dhe numrin e rritur të pacientëve  me Kovid-19”, theksuan sot nga komuna e Tetovës.

Sipas evidentimit të shtabit,  numri i tërësishëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në rajonin e Tetovës është 680. Prej tyre deri tani janë shëruar 244 persona,  ndërsa 46 kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive në Tetovë dhe  pesë komuna të rrethinës  është 390. as/sa/