Dhunë fizike dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, policia arreston 4 persona

Policia e Tiranës njofton se janë arrestuar 4 persona si dhe është proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Një 42-vjeçar i cili ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes është arrestuar.

Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe 3 shtetas, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, si edhe procedohet penalisht një shtetas tjetër, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. P., 42 vjeç, pasi, pas një konflikti për motive pronësie, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Xh., 33 vjeç, pasi në Qerret, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe për të bërë testin e alkoolit.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•B. K., 52 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse:

•P. GJ., 55 vjeç, pasi, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore dhe për menaxhimin e mbetjeve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 5 kanë konstatuar 4 mjete në pronësi të shtetasit J. Z., duke gërmuar për hapjen e themeleve të një godine shumëkatëshe, mbetjet e së cilës i depozitonte në një ambient të hapur, pa asnjë kontratë me shoqërinë investitore për ndërtimin e këtij objekti.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”, shtetasin J. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.