Arsenali bën ofertë zyrtare për nipin e Kosovës

Pas Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit edhe një shqiptar mund të bëhet pjesë e Arsenalit.

Skuadra nga londra ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Levantes për Ebis Bardhin.

Sipas “Onda Deportiva” mesfushori ka rënë në sy të Artetas që e pëlqen shumë për lojën që bën.

Besohet se Topçinjtë janë klubi i vetëm që ka bërë një ofertë për 24 vjeçarin deri më tani, por mund të përballen me konkurrencë nga Fiorentina.

Bardhi u bashkua me Levanten në vitin 2017 nga Ujpest për një milionë euro.

Ai ka shënuar 16 gola dhe ka siguruar 10 asistime në 95 paraqitje për klubin spanjoll. Këtë sezon, ai ka shënuar katër gola dhe ka siguruar tre asistime në 25 paraqitje në La Liga.