Afërdita dedikim special bashkëshortit në përvjetorin e dytë të martesës

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jakub Kindl, para dy vitesh e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë, shkruan lajmi.net.

Çifti kishin organizuar një dasmë të madhe në Miami të Floridas.

Sot në përvjetorin e dytë Afërdita ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar personin e saj të zemrës.

“Sot para dy vitesh të thash ‘po’ përgjithmonë. Të dua më shumë sesa fjalët mund ta thonë ndonjëherë. Gëzuar përvjetorin dashuria ime”, ka shkruar Afërdita në Instagram./Lajmi.net/