Xampini për MIA-n: Shteti të ndërmerr masa për përgatitje të vendeve të punës për kthimin e sërishëm eventual të virusit

Shkup, 28 qershor 2020 (MEDIAL) – Daniela Xampini, specialiste e lartë për punësim, nga Organizata ndërkombëtare e punës, në intervistë për MEDIAL-n thotë se nëse në periudhën e masave për izolim dhe lëvizje të kufizuar për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, nevojitej të vendoset theksi në ruajtjen e marrëdhënies së punës dhe mbajtjes së vendeve të punës dhe të ardhurave, tani në fazën e riaktivizimit, vendi duhet të japë qëllime shtesë, duke përfshirë edhe përgatitjet e vendeve të punës për kthimin eventual të sërishëm të virusit.

Është e domosdoshme, thotë ajo, që shteti të vazhdojë të ndërmarrë masa për ruajtjen e bizneseve dhe vendeve të punës, posaçërisht për të rinjtë. Kjo, potencoi ajo, nuk është vetëm një gjë e drejtë, me të cilën do të pengohej formimi i gjeneratës “së mbyllur”, por ky angazhim do të mund të ketë efekt pozitiv në mbajtjen e kërkesës së përgjithshme në një të ardhme të afërt.

Kuptohet, shtoi Xampini, është me rëndësi të ketë pasqyrë në hapësirën e disponueshme fiskale, para se të fillohet me zbatimin e masave të ndërlikuara, me përfshirje të gjerë dhe qëllime ambicioze. Megjithatë, thotë ajo, para investimit në programe për përkrahje të punësimit, duhet të merren parasysh edhe aspektet makroekonomike.

Xampini në intervistë për MEDIAL-n thotë se si rezultat i rekomandimeve në Analizën e bërë nga Organizata ndërkombëtare e punës, Qeveria ka miratuar Dekret, me të cilën është zgjeruar përfshirja e skemës për kompensime në rast të papunësimit të të gjithë punëtorëve, të cilët kanë pasur ndërprerje të marrëdhënies së punës në periudhën prej 11 marsit deri 30 prill të vitit 2020.

“Me këtë janë përfshirë të gjithë punëtorët në kohëzgjatje prej dy muajve nga dita e ndërprerjes së kontratës së tyre, pa dallim të kohëzgjatjes së kontratës së tyre për punësim dhe ka të bëjë me të gjitha mënyrat e ndërprerjes së kontratës, pa marrë parasysh a është nga ana e punëtorit ose nga ana e punëdhënësit, ose me marrëveshje. Edhe pse kohëzgjatja e përfshirjes është e shkurtë në krahasim me rekomandimin e dhënë në Analizë, megjithatë ky është hap në drejtim të drejtë për përgjigje ndaj pasojave negative nga kriza, e shkaktuar nga Kovid-19 ndaj punëtorëve të cenueshëm”, tha Xampini.

Ajo shtoi se edhe rekomandimeve tjera do t’u kushtohet kujdes shtesë, duke marrë parasysh në atë se Këshilli ekonomiko-social në seancën e vet të 59-të, të mbajtur më 2 qershor, e miratoi të njëjtën.

Në pyetjen se si e vlerëson gjendjen e ekonomisë në vend, ajo tha se siç edhe tregon studimi, kriza e ka përfshirë Maqedoninë e Veriut në kohë të rritjes ekonomike, me rritje të vazhdueshme të BPV-së reale prej vitit 2013.

“Në vitin 2019, ekonomisë së vendit i janë shtuar 40.000 vende të punës, rritje masive në krahasim me mesataren nga vitet paraprake. Megjithatë jostabiliteti politik e frenon produktivitetin dhe konkurrencën. Sektoret për shërbime me vlerë më të madhe të shtuar, siç janë TI, financat dhe sigurimet, me kalimin e kohës u bënë më të rëndësishme lidhur me vlerën e shtuar, por kanë formim të kufizuar të vendeve të punës”, u shpreh mes tjerash Xampini në intervistë për MEDIAL-n. bsh/