Vlorë: Fasoneritë burim infeksioni i Covid-19, të infektuar edhe kontakte të ardhur nga Tirana

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 2 viktima nga Covid-19 dhe u regjistruan 72 raste të reja.

Ndërkohë 4 raste janë regjistruar në qytetin e Vlorës.

Nga këto 4 raste, 1 është punonjëse e një fasonerie, e infektuar nga punonjëset e tjera të konfirmuara më parë, 2 raste të tjera janë qytetarë nga Vlora dhe rasti i katërt dyshohet se është një person i cili ka pasur kontakte në kryeqytet ku edhe mund të jetë infektuar.

Deri më tani në vend janë shënuar 55 viktima dhe janë regjistruar 2,402 të infektuar.