Syri i kaltër pa rrugë, udhëtimi i vështirë drejt destinacionit turistik

Syri i kaltër është një nga destinacionet më të njohura në zonën e Sarandës dhe krejt jugun e Shqipërisë, por edhe këtë vit, shqetësimi kryesor i vizitorëve është rruga.

Ura me një kalim bëhet shpesh shkak për aksidente ndërsa gropat në aksin e pashtruar dëmtojnë automjetet.

Pluhuri që krijohet është një tjetër shqetësim për pushuesit vendas dhe të huaj.

“Nuk ishte e rrezikshme, por na u desh të ecnim më shumë kujdes sepse kishte shume gropa dhe probleme të tjera, mund të jetë më mirë, por në fund ia vlen sepse ky vend është shume i bukur.”

“Padyshim që keni kohe të përmirësoni rrugën dhe mund ta përmirësoni atë.”

“Është i mrekullueshëm, por ende nuk e kam parë të plotë, duhet te ngjiten pak më lartë që ta shoh që sipërmi, por rruga për të ardhur këtu është e mrekullueshme natyra është fantastike. Jam vërtetë i impresionuar.”

“Syri i kaltër, vendi më i bukur që kam parë. Kam dëgjuar në shtete të tjera për këtë vend. Unë jam nga Berlini, erdha prej Italisë ku është dëgjova për Syrin e Kaltër.”