Solskjaer: Ka ardhur koha që Manchester United të fitojë trofe

Manchester United ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup pasi e mposhti në çerekfinale skuadrën e Norwich City.

Unitedit iu desh të djersitet mirë kundër skuadrës së fundit në renditjen tabelare në Premier Ligë, Norwich City, të cilin e mundi 2:1 pas 120 minutave lojë në çerekfinalen e së shtunës.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer pas takimit ka thënë se arritja e Manchester Unitedit në gjysmëfinale të FA Cup është vendimtare për skuadrën e tij që ta zhvillojë një mentalitet fitues, duke bërë të ditur se ka ardhur koha që Manchester United të fitojë trofe.

“Jemi në gjysmëfinale dhe jemi të lumtur për këtë. Vitin e kaluar arritëm deri në çerekfinale dhe humbëm ndaj Wolves. Tani jemi në gjysmëfinale në Ëembley të paktën”, tha Solskjaer pas ndeshjes. Është më rëndësi për këtë ekip ta fitojë trofeun e parë apo ta arrijë finalen e parë së bashku. Kjo do t’i ndihmonte kulturës fituese sepse ne duhet të fillojmë të fitojmë trofe”, ishte shprehur tekniku i ‘Djajve të Kuq’.