Real Madridi minimalisht, por rikthehet në krye

Real Madridi ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Espanyol me rezultat minimal 0-1.

Mjaftoi goli i Casemiros në minutën e fundit të pjesë së parë, për t’u rikthyer në krye të renditjes tabelare.

Për brazilianin asistoi në mënyrë briliane francezi Karim Benzema.

Me këtë fitore, Real Madridi rikthehet në vendin e parë, tani me dy pikë më shumë se rivali i përbetuar Barcelona, me çka kanë bërë një hap të madh përpara drejt titullit kampion.