NEZIRI: Unë sot kontribuoj 10%, ndërsa lufta e UÇK-së në vitin 2001 i ka vulosur të drejtat e barabarta të shqiptarëve prej në Veles e deri në Karshiakë

Lufta e ndershme e UÇK-së në vitin 2001 e bëri kthesën e madhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia nga një shtet i vetëm një etniteti u bë shtet edhe i shqiptarëve dhe i gjithë të tjerëve. Me ndryshimet Kushtetuese u vendos parimi i Badinterit, i cili iu garanton shqiptarëve në çfarëdo niveli që nuk mund të margjinalizohen nga vota e shumicës.

“Me vendosjen e parimit të Badinterit, nënkuptohet që nuk guxon të ndodhë majorizimi i shumicës ndaj pakicës dhe me këtë rast në Veles dhe gjithë vendbanimet tjera në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët janë të garantuar. Në këtë rast, asnjë ligj ose propozim nuk do të mund të kalonte në Kuvend por edhe në komunat e Maqedonisë sepse nevojitet shumica e votave të shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike. Në këtë formë shqiptarët do të jenë të mbrojtur dhe do të realizojnë kërkesat e tyre”, tha Bekim Neziri, bartës i BDI-së në njësinë zgjedhore numër 3.

Pa votat e shumicës së shqiptarëve do të bllokohet puna e komunave dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut , i cili është motori kryesor që e vë në lëvizje të gjithë aparaturën shtetërore.

Me bllokimin, kjo nënkupton se bllokohet edhe miratimi i buxhetit, programeve vjetore, votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, ligjeve të ndryshme etj., që do të paralizonte shtetin në tërësi dhe pikërisht në këtë formë deputetët shiptarë të zonës numër 3 do të kërojnë që në projektbuxhet të vendosen edhe projektet për fshatrat shqiptare.

Shqiptarët e Velesit kanë shprehur nevojat e tyre qartazi duke kërkuar ujësjellës në Buzallkovë, ndërtimin e rrugës në Slivnik, ndërtimin e shkollës në Kllukovec etj.

“Lufta e UÇK-së ka bërë që nëpërmjet parimit të Badinterit të plotësohen edhe të drejtat e shqiptarëve në Veles dhe në gjithë njësinë zgjedhore 3. Prandaj me votë të bashkuar dhe besimin e dhënë, kërkesat disavjeçare të qytetarëve të kësaj ane do të bëhen relaitet”, tha Neziri.

LSDM dhe VMRO DPMNE në të kaluarën edhe pse i kanë marrë votat e këtyre shqiptarëve, ata vetëm kanë bërë dëm te këta qytetrarë dhe aspak nuk kanë punuar për interesin e qytetarëve. Banorët akuzojnë se janë shkatërruar edhe ato pak rrugë që ishin vetëm për interesin e ngushtë të funksionarëve të LSDM-së duke ndërtuar hidrocentrale.

Deputeti i parë nga kjo zonë, Bekim Neziri ka pohuar se për shqiptarët e këtyre anëve do të kërkojnë që të repsektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i tyre në komunë dhe në të gjitha institucionet tjera shtetërore, sepse ata janë në të drejtën e tyre e nuk janë të huaj. Në vend se të jenë 25% ata fatkeqësisht kanë mbetur të margjinalizuar me 0% të punësuar në institucione shtetërore.

Kandidatët për deputet në zonën e III-të zgjedhore, Bekim Neziri dhe Meri Nikollova janë zotuar para banorëve të zonës se tashmë ka ardhur koha që populli të ketë barazi në çdo pore të jetës.

Neziri dhe Nikollova premtojnë se tashmë platforma dhe koncepti i BDI-së kanë guxim e dije për të zgjedhur të gjitha problemet, pasi drejtësia është vulosur me gjakun e dëshmorëve të UÇK-së.

Ngjarja paraprake

Finale dramatike e për infarkt, kupa në Pejë

Ngjarja e ardhëshme

Si u shkarkua Akademik Nexhat Daci? (II)

të fundit nga Maqedoni