Mickoski: Paga më të larta për 25 për qind dhe pensione për 20 për qind

Demir Hisar, 28 qershor 2020 (MEDIAL) – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski para banorëve të Demir Hisarit, theksoi se partia ka bërë program në të cilin është obliguar të paktën për 25 për qind të pagës mesatare më të lartë në një mandat katër vjeçar.

“Ne jemi obliguar që së paku 20 për qind, pensione më të larta për pensionistët në një mandat dhe t’i kthehemi zgjidhjes së vjetër ligjore”, tha Mickoski.

Premtoi, siç tha ai, të paktën 640 milionë euro subvencione për fermerët dhe blerje të garantuar.

Sipas tij, LSDM-ja ka gënjyer se paga do të ishte 500 euro ose 30.000 denarë dhe për këtë mandat 36.000 denarë.

“U deshën atyre tre vjet e gjysmë për ta rritur atë nga 22.500 në 25.000 denarë dhe tani ata po gënjejnë se do të jetë 36.000 denarë, megjithëse njerëzit nuk i priten as ato 30.000 denarë. Jo vetëm që këta njerëz nuk e besojnë atë që thonë, por ata tashmë po humbin veten duke numëruar të pavërtetat. Ata flasin pa logjikë dhe gjëra që janë përtej mendjes së shëndoshë. Shumë e rëndësishme për ne është që të dalim masivisht më 15 korrik për të rrumbullakosur numrin 14. Le të rrethojmë emrin e Igor Durllovskit. Ne kemi nevojë për fitore të madhe në mënyrë që të mos kemi gjimnastikë pas zgjedhjeve dhe shantazhe”, tha Mickoski. bs/fab