Mickoski: Më 15 korrik qytetarët zëshëm do të flasin pas paravanit

Manastir, 28 qershor 2020 (MEDIAL) – Njerëzit dëshmojnë për humbje dhe padrejtësi të cilat i ka mbarë shteti, njerëzit dëshmojnë për premtime të parealizuara dhe pritje të papërmbushura, deklaroi lideri i VMRO-DPMENE-së, Hristijan Mickoski në Manastir.

Ai theksoi se gjatë vizitës së pasdites në komunat e Pellagonisë Novaci, Demir Hisar do t’u bëjë thirrje qytetarëve masovikisht të dalin në votim dhe ta mbështesin koalicionin për ripërtëritjen e Maqedonisë.

“Mund të konkludoj se në Maqedoni po jetohet vështirë, njerëzit janë të dëshpëruar dhe pa shpresë, njerëzit i braktisin vendet e lindjes dhe zhvendosen jashtë. LSDM-ja kishte periudhë prej tre viteve, mjaftueshëm që të tregohet dhe të japë të paktën dhjetë për qind nga ajo që e ka premtuar në vitin 2016 dhe 2017. Nëse bëhet analizë në premtimet e tyre do të shihni se nuk ka më shumë se pesë për qind përmbushje nga premtimet, ndërsa në ndërkohë, janë bërë punë të këqija të cilat askush nuk i ka pritur”, deklaroi Mickoski. mt/fb/