/

Kandidatët për deputetë të BDI-së takuan përfaqësuesit e LFK- Tetovë (FOTO)

Takim me përfaqësuesit e Lidhjes futbollistike të Tetovës

Sot takuam përfaqësuesit e LFK Tetovë dhe punonjësit sportiv në komunën e Tetovës. Ishte kjo një mundësi e mirë për të bashkëbiseduar rreth sfidave por edhe rreth mundësive që ka futbolli në komunën e Tetovës dhe më gjërë.

Me rregullimin e statusit të kryesisë së LFK Tetovë, respektivisht kryetarit z. Fisnik Hiseni shpresojmë që përsëri të vazhdojë bashkëpunimi institucional rreth ngritjes dhe promovimit të futbollit në komunën e Tetovës dhe rajonin e Pollogut.

Sporti dhe rekreacioni janë të rëndësishme për shëndetin dhe kohezionin e shoqërisë dhe ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve. Do të sigurojmë burime stabile për financim të veprimtarisë së sportit dhe futbollit në veçanti nga buxheti qendror dhe lokal, si dhe mundësi për mbështetje të drejtpërdrejtë të sportit me mjete nga ekonomia.

Gjithashtu, do të vazhdohet me promovimin dhe hapjen e sallave dhe terreneve të sportit edhe në shkollat fillore, të mesme dhe universitete. Promovimin e organizatave sportive dhe përkrahjen e sportistëve profesionist në garat sportive ndërkombëtare.

#PërKryeministrineParëShqiptar #Rretho9 ✅