/

IRLANDË: Kryeministri zgjidhet nga partia që mori më pak deputetë

Udhëheqësi i partisë Fianna Fail, Micheal Martin është zgjedhur kryeministër i Irlandës, me një shumicë prej 93 votash në një seancë të veçantë parlamentare që u zhvillua në Dublin.

A do të ndodhë edhe kjo në Maqedoninë e Veriut vetëm pas pak kohësh kur kërkohet një kryeministër shqiptar, kjo pritet të shihet por në ndërkohë që rasti i Irlandës duket se po merr formë edhe në këtë vend multietnik.

Martin do të drejtojë një qeveri të paprecendentë koalicioni midis rivalëve Fine Gael dhe Fianna Fail, së bashku me partinë e Gjelbër. Por përderisa në Irlandë zgjidhet kryeministër Michael Martin me 37 nga gjithsej 160 deputet në Maqedoninë e Veriut ndodhë një rast krejtësisht tjetër kur posti i kryeministrit vazhdon të mbetet vetëm në duart e dy partive të mëdha maqedonase që konsiderojnë se kryeministri i takon partisë fituese dhe që po bëjnë një luftë të ashpër politike vetëm pse në horizont është shfaqur tashmë ideja e një kryeministri shqiptarë e vënë kjo nga partia më e fuqishme shqiptare BDI, përcjell, TetovaSot.

Për kryeministrin e ri në Irlandë janë marrë vesh ta ndajnë postin e kryeministrit me nga 2.5 vjet me partinë tjetër në koalicion (mandati kryeministrit 5 vjet).

Ndryshe partia e Ali Ahmetit këmbëngul se tashmë është koha për kryeministrin shqiptar dhe në këtë rast shembulli i Irlandës është më i mirë i mundshëm se si arrihet kjo.