Finale dramatike e për infarkt, kupa në Pejë

Besa Famgas është fituese e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). 
Besa shënon fitore ndaj Prishtinës me rezultat 23:21, në finalen e madhe që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Finale dramatike e për infarkt. Pak kush e kishte pritur se Prishtina do të jetë aq e fuqishme ndaj Besa Famgas, por trajneri Taib Kabashi me strategjinë e tij, gjithnjë ka qenë atakues për skuadrën pejane.  

Në minutën e 53-të, rezultati 18:17 në favor të Besës, penallti për Prishtinën. 

Image

Hendbollisti Denis Terziqi i pafat, lëshoi mundësinë që të barazon rezultatin, kur goditjen nga shtatëshja e mbrojti portieri Mursel Mehmeti. Këtu mori fund  gjithçka Për Prishtinën sepse pasuan gabimet e njëpasnjëshme dhe pejanët rritën epërsinë.

Ndeshje edhe me tensione, për faktin se banka Prishtinës me Kabashin disa herë kanë reaguar në vendimet e gjyqtarëve. Drilon Tahirsylaj me 10 gola është më efikasi të Besa dhe Denis Terziqi me 7 te Prishtina. Besa fitoi Kupën e Kosovës, e 11-ta në vitet e pasluftës. Është klubi më i trofeshëm bindshëm ë hendbollin në periudhën 20 vjeçare, 14 tituj kampioni e 11 Kupa të Kosovës, gjithsej 25. Besa e përmbylli edicionin në mënyrën më të mirë, me dy trofe, titullin dhe Kupën.

Prishtina përkundër humbjes meriton komplimente të pakufishme për lojën e madhe dhe me pak fat do të dilte edhe më mirë.

Ngjarja paraprake

Finalja e tensionuar e femrave, futbolli i Kosovës mund t’ia shoh sherrin

Ngjarja e ardhëshme

NEZIRI: Unë sot kontribuoj 10%, ndërsa lufta e UÇK-së në vitin 2001 i ka vulosur të drejtat e barabarta të shqiptarëve prej në Veles e deri në Karshiakë

të fundit nga Sport

Emocinuese

Njeri i shkëlqyer edhe jashtë fushe, shikoni veprimin e madh të bërë