Dy burrat e mëdhenj të Kosovës, që iu kundërvunë Serbisë

Po kush nuk i njeh këta dy burra të mëdhenj të Kosovës. 

Bashkim Idrizi, ka qenë prej futbollistëve apo mbrojtësve më të mirë që ka pasur Kosova, ndërsa Ramë Aliçkaj, një kohë donator dhe kryetar i KF Skenderajt në vitet e 90-ta, në vitet më të vështira të kohës së okupimit. 

Idrizi si futbollist e Aliçkaj si donator, iu kundërvunë pushtuesit serb dhe e mbajtën gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi. 
Bashkim Idrizi ka luajtur edhe për Trepçën në ish ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes, pastaj edhe në ligën Ndërrepublikane dhe me Dukagjinin e Klinës janë kampion i Kosovës në kohën e okupimit, ndërsa ka qenë edhe reprezentues i Kosovës.    

“Një kafe me ish kontribuesin e futbollit skenderajas Ram Aliqkajn i cili ne kohërat më të vështira ishte donator dhe kujdesej për klubin dhe me shpenzime vetjake organizonte lojët kampionale aspak të lehta për shumë kënd.

Por tani si shumë të tjerë futbollin e përcjell nga prapaskena me mendimin që një ditë do të bëhet mirë, të shpresojmë Ramo, e për ju respekt dhe gjithë ata që kontribuan për zhvillimin e futbollit”, shkruan Idrizi në profilin e tij në facebook.