Drenasi me 12 raste aktive me koronavirus

Janë hulumtuar 96 raste në Kosovë, e dy nga to janë nga Drenasi.

Media ka kontaktuar me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe ka mësuar se një nga rastet e infektuar është nga fshati Nekoc.

Bëhet fjalë për një rast që nuk dihet se nga e ka marrur infeksionin, teksa i përket gjinisë femërore.

Deri më tani janë regjistruar 12 raste me koronavirus në Drenas, shto dhe tri raste që nuk jetojnë në këtë komunë.