Dimitrov: Koalicioni “Mundemi” i LSDM-së çon përpara, drejt pagës më të lartë minimale dhe mesatare, pensione më të larta dhe kujdes për të gjithë

Shkup, 28 qershor 2020 (MEDIAL) – Më 15 korrik kemi përzgjedhje historike kyçe, nëse duam të shkojmë përpara drejt Evropës ose duam të kthehemi mbrapa ndaj izolimit dhe ndaj politikës ma fasadë, deklaroi sot bartësi i listës në NJZ 1 nga koalicioni “Mundemi”, Nikolla Dimitrov.

Ia dolëm të hyjmë në NATO, porositi ai dhe treguam se mundemi.

“Mjaftë ishim viktimë. Duam që Evropën ta sjellim në vend. Çka do të thotë kjo për qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët do të votojnë më 15 korrik? Kjo do të thotë: më shumë normalitet, më shumë rend, më shumë drejtësi, standard më të mirë ekonomik, pagë më të lartë mesatare, pagë më të lartë minimale, pensione më të larta”, deklaroi Dimitrov.

Evropa në vend, theksoi Dimitrov, do të thotë edhe shtet ekologjik: dënime për ndotësit, numër trefishor të eko-inspektorëve, në çdo komunë eko-polici komunale me mbikëqyrje prej 24 orëve, njëqind milionë euro subvencione për filtra të mirë ekologjikë të kapaciteteve industriale.

“Mes tjerash edhe institucionet shtetërore do t’i bëjmë ekologjike, në mënyrë energjetike do të furnizohen me energji të ngrohjes”, deklaroi Dimitrov. fb/