Dhunë në familje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, prangosen 5 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5shtetas, nga këta 1 për dhunë në familje dhe 4 për drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 61 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•K.S.,  pasi në rrugën “Rexhep Targa”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatase ;

•G.C.,  G.K., dhe K.G., pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.