Dëmtohet rrjeti elektrik, OSHEE jep njoftimin: Në këto zona të Tiranës ka ndërprerje të energjisë

OSHEE bën me dije se për shkak të një dëmtimi të rrjetit elektrik nga një subjekt privat, zonat pranë Rrugës së Elbasanit, tek Arena Kombëtare dhe deri tek Garda e Republikës janë momentalisht pa energji elektrike, duke thekuar se po punohet për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike.

“Zonat prane “Rruga e Elbasanit”, stadiumit “Arena Kombetare”, e deri te Garda Republikes jane aktualisht pa energji elektrike per shkak te demtimit te rrjetit elektrik nga nje subjekt privat.

Brigadat e OSSH jane duke punuar per rikthimin sa me te shpejte te furnizimit”, thuhet në njoftimi i OSHEE.