Uilian: Ndoshta do të largohem, ndoshta do të qëndroj

Londër, 27 qershor 2020 (MEDIAL) – Sulmuesi i Çellsit, Uilian pranoi se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Kontrata aktuale e brazilianit 31 vjeçar skadon në gusht, pasi u pajtua ta përfundojë sezonin me “blutë”.

Mediumet në Angli po ashtu informojnë se “blutë” janë të gatshëm me ofertë për kontatë të re, me të cilën braziliani do të mbetet edhe dy sezone në “Stemford Brixh”, por ai dëshiron kontratë trevjeçare. Juventusi tregoi interes për sulmuesin e Çellsit.

“Dëshiroj mirë ta përfundoj sezonin. Ndoshta do të largohem, ndoshta do të qëndroj. Nuk di se çka do të ndodhë, por tani dua mirë të luajë që Çellsi të përfundojë në Top 4”, tha Uilian. bsh/

Таг