/

RASHIDI: Koalicioni mes LSDM-së dhe Besës, hap i natyrshëm

Në një shoqëri multietnike ishte i natyrshëm dhe i pritshëm ky koalicion midis LSDM-së dhe Lëvizjes Besa, ishte një hap i natyrshëm që shteti duhej ta ndërmerrte që të eliminohet folklorizmi politik nga të dy etnitë, theksoi Melinda Rashidi, nga lëvizja Besa, në tribunën qytetare të koalicionit “Mundemi” në Kërçovë.

Ajo theksoi se Lëvizja Besa për herë të parë po bën një veprim pa precedent dhe se po shkon para elektoratit shqiptar me një marrëveshje të nënshkruar.

“Angazhimin tonë dhe kontributin në qeverinë e re e bëmë në mënyrë transparente, me një garanci për realizim si partnerë të plotë”, theksoi Melinda Rashidi.

Ajo shtoi se Lëvizja Besa është partia më konstruktive e opozitës e cila ka luajtur rol kryesor në mbylljen e çështjeve dhe kapitujve ky[ që e kanë çuar vendin tonë drejt integrimit evropian dhe si parti në pushtet do t’i mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve.

“Më besoni, prania juaj këtu para të rinjve që po i shoh rreth meje u jep atyre shpresë se ndryshimi do të ndodhë këtu dhe me ne. Ne mundemi edhe më shumë dhe më mirë”, porositi Rashidi.