Promovim i kandidatëve për deputetë në NJ2 të koalicionit të LSDM-së në Kumanovë

Kumanovë, 27 qershor 2020 (MEDIAL) – Kandidatët për deputetë nga Njësia zgjedhore 2, nga LSDM dhe Koalicioni “Mundemi” u promovuan sonte para publikut të gjerë në Kumanovë. Ata e kërkuan mbështetjen e qytetarëve, duke e premtuar realizimin e projekteve ekonomike, rritjen e pagave, mbështetje për të rinjtë, gratë, për kategoritë e rrezikuara, pastrimin e gjyqësorit.

Bartësi në Njësinë zgjedhore 2 nga LSDM-ja, Oliver Spasovski, tha se ata me të drejtë thonë se do të fitojnë, duke ofruar një koncept multietnik që do të vazhdojë të zhvillohet. Ai e kërkoi mbështetjen e qytetarëve, sepse rruga që tashmë është vendosur do të thotë siguri, përmes punës, marrëdhënieve të mira të arritura me fqinjët, miqësi të përforcuar në rajon, ndërsa vendi është vendosur në rrugën euroatlantike.

“Sot, pas disa dekadave shpresë dhe pritshmëri, anëtarësimi në NATO është realitet. Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtar i barabartë në NATO. Sot, 15 vjet pas marrjes së statusit të kandidatit për BE, Republika e Maqedonisë së Veriut ka një vendim nga Bashkimi Evropian për fillim të negociatave. Në kushte kur ne po zgjidhnim çështje strategjike për ta siguruar anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE, ne e ngritëm ekonominë”, tha Spasovski.

Për të rinjtë është siguruar një shtesë rinore, megjithëse shteti nuk është anëtar i BE-së, përmes masave, trajnimeve, granteve janë mbuluar mbi 14,000 të rinj. Pensionistëve, tha Spasovski, u janë rritur pensionet e tyre për 722 denarë, më e larta në 12 vitet e fundit, fondi i pensioneve është reformuar.

Ai paralajmëroi se në kohën e krizës së koronës, paga minimale do të mbetet në nivelin aktual, më pas do të rritet me për 40 për qind, ndërsa mesatarja për 30 për qind. ls/fab