Një i infektuar me COVID-19 në KOSTT

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Ilir Shala, ka njoftuar se sot është shfaqur rasti i parë me COVID-19 në këtë institucion.

Shala ka thënë se këtë informatë e ka marrë sot, ndërsa ka kërkuar nga i gjithë stafi që t’i përmbahen kërkesave të IKSHP-së për ruajtjen e shëndetit.

Shala i ka kërkuar të gjithë atyre që kanë simptoma të virusit COVID-19, të vizitohen te mjeku dhe të mos paraqiten në punë, por të veprojnë sipas rekomandimeve të mjekut, dhe se mungesat në punë për këto raste, mund të arsyetohen me vërtetim e lëshuar nga mjeku.

“Ruajeni shëndetin tuaj, familjareve tuaj, por edhe shëndetin tonë, qe ende pretendojmë se nuk na ka prek ky virus “ ka shkruar ai.

Kosova është në ditën e 106 të pandemisë, dhe aktualisht ka mbi 1,100 raste aktive me COVID-19 dhe 47 të vdekur.