Majkrosoft i mbyll të gjitha shitoret dhe vendos vetëm onllajn shitje

Redmond, 27 qershor 2020 (MEDIAL) – Kompania amerikane Majkrosoft në ueb faqen e saj kumtoi se do t’i mbyll të gjitha shitoret e saj gjatë periudhës së ardhshme dhe se në atë ardhmen do të ketë vetëm onllajn shitje, si pjesë të “ndryshimit strategjik korporativ në sferën e shitjes në pakicë”.

Siç thuhet në kumtesë, kompania nuk do t’i pushojë nga puna të punësuarit e saj për shkak të këtij ndryshimi, por në vend të kësaj, të gjithë të punësuarit në shitoret e “Majkrosoftit” do të vazhdojnë të punojnë në zyre dhe objekte afariste në Uashington.

Kompania po ashtu kumtoi se do t’i rrisë investimet në domenin Microsoft.com, si dhe në shitjen e Xbox dhe Windows.

Gjiganti teknologjik amerikan njofton se shitoret e tij janë mbyllur që nga marsi për shkak të pandemisë së koronavitusit dhe se të punësuarit kanë arritur ta sigurojnë tërë përkrahjen e nevojshme onllajn të klientëve. bsh/

Таг