Zaev: NATO është punë e kryer, tani ecim para drejtë evropianizimit bashkë me konceptin një shoqëri për të gjithë

Tetovë, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Karvani i Koalicionit “Mundemi” i LSDM-së dhe Lëvizjes Besa bashkë me partitë tjera mbajtën tribunë në Tetovë. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se për herë të parë qytetarët kanë mundësi që të shohin koalicion multietnik parazgjedhor e cili bashkë do të luftojë për mandat të qytetarëve dhe do të ofrojë betejë të përbashkët drejtë proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

“Më nuk do t’ju premtojnë anëtarësim në NATO partitë tjera sepse kjo është punë e kryer. Bashkë me konceptin për një shoqëri për të gjithë, bashkë arritëm që të gjithë qytetarët të bëhemi anëtarë të NATO-s, e kjo nënkupton përmbushje të një nga dy përcaktimet strategjike. Tani duhet të jemi bashkë si asnjëherë më parë Maqedoni multientike dhe e pasur që tua lëmë nipërve si një Evropë e vogël. Tani duhet të ecim para dhe të evropianizohemi bashkë me konceptin një shoqëri për të gjithë”, theksoi Zoran Zaevi.

Ai i porositi kundërshtarët politikë se në njësinë e gjashtë zgjedhore do t’i fitojnë të gjithë.

– Ne do të mposhtim edhe BDI-në dhe Aleancën, do të kemi dy herë më shumë vota nga VMRO DPMNE sepse njerëzit janë të lodhur nga kuazi-patriotizmi dhe nacionalizmi. Në mungesë të një oferte ekonomike, një ofertë për të ardhmen, BDI kthehet në nacionalizëm dhe fyen inteligjencën e qytetarëve. A nuk e dinë ata se janë lexuar? Edhe ata humbin nga politikat e tilla shantazhuese. Qytetarët janë ata që thonë kush do të jetë deputet, kush do të jetë ministër dhe kush do të jetë kryeministër. Ne në LSDM kemi shqiptarë dhe deputetë, kryetarë komunash dhe ministra, nuk kemi asnjë problem as për kryeministër dhe president, por ky është një vendim të cilin e marrin qytetarët. BDI, e cila nuk e futi vendin në NATO me Gruevskin, është koha që pas 17 vjetësh në pushtet të shkojë në opozitë, vetëm atëherë do të reformohen. Prandaj, tha Zaev, pas 17 vjetësh në pushtet, është i shëndetshme për shtetin, është e shëndetshme edhe për BDI të bashkohet me opozitën sepse vetëm në atë mënyrë do të reformohet.

Tetovarët i porositi se gjithmonë ishin njerëz të mirë të cilët kanë ditur të vlerësojnë më së miri.

Lideri i Besës, Bilall Kasami para qytetarëve tha se bashkë janë në këtë koalicion për shkak të vlerave në të cilat besojnë me LSDM-në.

“Së bashku luftuam për rënien e regjimit. Në vitin 2016, ranë dy të tretat e regjimit, tani ka mbetur edhe një e treta, një goditje përfundimtare për BDI dhe për të mos e kthyer atë regjim. Së bashku garantojmë se do të ketë një zhvillim të ekuilibruar real, garantojmë që Mali Sharr do të jetë park kombëtar, por gjithashtu do të zhvillojmë turizmin. Ne garantojmë infrastrukturë më të mirë, të mos ketë më deponi, të ketë ujë të pijshëm në të gjitha vendet, punësim të më shumë njerëzve në zonën ekonomike, besojmë se e ardhmja është këtu”, tha Kasami.

Në tribunë folën edhe Fanica Nikollovska kandidate për deputete e LSDM-së nga Tetova dhe këshilltari i Zaevit për NATO, Ismet Ramadani. fc/

🔴[Во живо од Тетово:] Граѓанска трибина на коалицијата „Можеме“

🔴[Во живо од Тетово:] Граѓанска трибина на коалицијата „Можеме“🔴[Drejtpërdrejt nga Tetova] Tribunë qytetare e koalicionit “MUNDEMI”

Posted by СДСМ – Социјалдемократски сојуз на Македонија on Петок, 26 јуни 2020