Spasovski: Si Qeveri do t’i promovojë projektet që i ndërtojmë, aktivitetet partiake pas orës 16:30

Shkup, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Vizitat në projektet që i ndërton Qeveria nuk lidhen me aktivitete partiake, por janë konfirmim i përcaktimit qeveritar edhe gjatë krizës ekonomike dhe shëndetësore të realizohen investimet kapitale në interes të qytetarëve, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski pas vizitës në punët ndërtimore në kopshtin e ri për fëmijë në Vollkovë të Shkupit.

“Kjo nënkupton përcaktimin e Qeverisë edhe në kohën e krizës ekonomike dhe shëndetësore për realizimin e investimeve kapitale. E di që dikush mund të dëshirojë të mos ketë investime, të mos ketë ndërtim të rrugëve, as të kopshteve, të qëndroj shteti në vend të parë, as të ecë prapa. Por për fat të mirë për mua, për fat të mirë për kësaj Qeverie të qytetarëve, ne po ndërtojmë çdo ditë rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe kjo nuk është vetëm tani, por jo vetëm tani edhe në dy vjet e gjysmë të fundit. Nga viti në vit ky intensitet po rritet. Unë me të vërtetë dua të jem atje në terren për të mbështetur qytetarët, komunat, punëtorët që janë më përgjegjës në këtë krizë shëndetësore për të qenë mbrojtës të shtetit, mbrojtësi i veprimtarisë ekonomike, tha kryeministri Spasovski i pyetur nëse aktivitetet shtetërore siç janë këto inspektimet në ndërtesat në ndërtim e sipër për një fushatë partiake dhe nëse me këtë shkel Kodin Zgjedhor, i cili ndalon ndërhyrjen e shtetit në aktivitetet e partisë.

Për të, tha ai, është një nder i madh kur, si kryeministër, të vjen këtu në Vollkovë, kur pas 30 vjetësh do të shihni kopshtin më të bukur për përkujdesjen e fëmijëve, kur pas 30 vitesh po ndërtohet kanalizim në Haraçinë, kur pas 50 vjetësh do ta shihni që jeni duke rinovuar të gjitha rrugët rajonale rreth Kumanovës …

“Të gjitha këto projekte janë duke u ndërtuar nga Qeveria e RMV me paratë e mbledhura në buxhet. Me këtë nuk kanë asnjë lidhje partitë. Partitë të luftojnë në terren me betejë politike përmes projekteve, etj. Ne si Qeveri do të shkojmë dhe do t’i promovojmë ato, do t’i prezantojmë të gjitha projektet që po ndërtojmë, dhe pas orës 16:30 do të më shihni në terren ku unë do ta zhvillojë betejën politike. Por kjo është diçka tjetër, dhe pastaj do të flasim. Deri në orën 16:30 çdo ditë në çdo vend siç kamë bërë këto tetë muaj në Qeveri, siç kam bërë në tre vitet e kaluara në MPB siç është në interes të qytetarëve për të ndërtuar, ne krijojmë projekte që janë në interes për qytetarët. Nuk mund të pajtohem që do të ishte mirë të promovohen projekte për ndërtimin e përmendoreve dhe shpenzime joproduktive siç kanë bërë në të kaluarën. Në të kundërt, mendoj se duhet të drejtojmë mjetet financiare për projekte që nënkuptojnë interes për qytetarët”, tha Spasovski, i cili së bashku me zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministren teknike të Punës dhe Politikës Sociale Sanela Skrijelj inspektuan punimet e ndërtimit në kopshtin e ri për fëmijë në Volkovo, Komuna e Gjorçe Petrovit. sn/ 

Оливер Спасовски, Ѓонул Бајрактар и Санела Шкријељ ќе направат увид во градежните работи на нова градинка во Волково

Posted by MИА.mk on Петок, 26 јуни 2020