Silver jep arsyet pse NBA do të vazhdojë, tregon se çfarë mund ta anulojë sezonin

Komisioneri i garave në NBA, Adam Silver, ka folur edhe një herë lidhur me rifillimin e sezonit.

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, do të rikthehet në qytetin e Orlandos, për të vazhduar pjesën e mbetur (me disa ndryshime).

Disa lojtarë kanë refuzuar të kthehen, por Adam Silver i ka idetë e qarta, madje ka edhe arsye për qëndrimet e tij.

“NBA duhet rifilluar sepse sporti ka shumë rëndësi në shoqërinë tonë”, ka thënë Silver.

“Ata bashkojnë njerëzit së bashku kur ka nevojë më së shumti”, shtoi komisioneri i garave të NBA.

“Vetëm një përhapje e madhe e Covid-19 në Orlando mund të bëjë që të ndalojmë sezonin”, ishin fjalët e Silver.

Kyrie Irving, Dwight Howard dhe emra të tjerë janë shprehur kundër rifillimit të sezonit.