Shpend Ahmeti me një urim për nxënësit: Uroj vitin tjetër t’i kthehemi normalitetit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit bashkë me prindër për përfundimin e këtij viti shkollor, i cili si asnjëherë tjetër u zhvillua për disa muaj nga shtëpitë.

“I uroj nxënësit për sukseset e arritura dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe plot sfida, si dhe i falënderoj prindërit e mësimdhënësit të cilët punuan me përkushtim që mësimi online të mos i lë nxënësit prapa më mësime”, ka shkruar Ahmeti.