Shmanget përplasja Tirana-Kukësi

Shorti i hedhur në sallën e konferencave në “Air Albania Stadium” përcaktoi dy çiftet e fazës gjysmëfinale të edicionit të 68-të Kupës së Shqipëri.

Kështu, goglat vendosën që Kukësi të përballet me Teutën, ndërsa Bylisi me Tiranën.

Skuadra verilindore dhe ajo ballshiote do të jenë pritëse në takimet e para, që do të shvillohen më 2 korrik, ndërsa ato të kthimit do të luhen më 15 korrik. Sikurse është vendosur më herët nga FSHF, finalja e madhe do të zhvilliohet më 2 gusht.

 Gjysmëfinalet e Kupës

(2 dhe 15 korrik)

Kukësi – Teuta

Bylis-Tirana.