Regjistrohen 672 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës

Shkup, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mosmbajtjen e mbrojtjes personale janë regjistruar 672 kundërvajtje.

Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot u bëri apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19. shk/