Prokuroria zvicerane me akuzë formale ndaj Michel Platini-s

Prokuroria ziverane ka hedhur tashmë akuzë formale ndaj ish-kreut të UEFA-së, Michel Platinis.

Francezi akuzohet se në vitin 2011 ka pranuar nga FIFA plotë 2 milionë euro.

Përveç tij do të akuzohet edhe ish numri një i shtëpisë botërore të futbollit, Gianni Infantino.

Ish-lojtari i Jvuentusit, Platini akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa sipas dokumentit të siguruar nga “Associated Press”, akuzat janë shkruar me 5 Qershor të këtij viti nga prokurori, Tomas Hodbrand.

Michel i ka mohuar këto akuza qysh nga fillimi, kurse më herët ishte dënuar me gati dhjetë vite mos-pjesëmarrje në aktivitete të futbollit.