Për fundjavë reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë, nga e hëna shumë nxehtë

Shkup, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Gjatë fundjavës meteorologët paralajmërojnë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar në orët e pasdites.

Moti jostabil posaçërisht do të jetë në pjesët perëndimore të vendit.

Nga e hëna do të përqendrohet mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat ditore do të jenë në rritje, kështu që të mërkurën temperatura maksimale do të arrijë deri 39 gradë Celsius. ab/