Në prill 68,1 për qind e rrymës së konsumuar nga burime vendore

Shkup, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Në prill të këtij viti në vend gjithsej janë konsumuar 587.015 megavatë orë energji elektrike, 12,512 miliardë metra kub normal gaz natyror, 398.917 tonë thëngjill dhe 76.898 tonë produkte të naftës.

Nga energjia e përgjithshme e shpenzuar 68,1 për qind është nga prodhimi vendor, përderisa 96,8 për qind nga thëngjilli i përgjithshëm i konsumuar janë përdorur për prodhim të rrymës. ab/