Në Mjanmar është shkatërruar drogë e konfiskuar e vlefshme 839 milionë dollarë

Jangon, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Autoritetet në Mjanmar sot, me rastin e Ditës ndërkombëtare në luftën kundër drogës, shkatërruan drogë të konfiskuar në vlerë prej 839 milionë dollarë amerikanë.

Ai vend një kohë të gjatë është burim kryesor i prodhimtarisë së jashtëligjshme dhe kontrabandës me drogë.

Vetëm në kryeqytet, Jangon, në një zjarr spektakular është djegur sasi e madhe e drogës në vlerë prej 144 milionë dollarë: opium, heroinë, metamfetamin, marijuanë, ketaminë dhe stimulim të njohur si “ajs” ose  “metë e kristaltë”.

Lloje të ndryshme të drogës prej dhjetëra tonë janë djegur edhe në qytetet tjera të Mjanmarit.

Qeveria dhe Shërbimi i KB-së për drogë dhe krim bëri të ditur se në maj ka konfiskim rekord të drogës – 18 tonë, në mesin e të cilave 200 milionë pilula metamfetamine. fc/

Таг